Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se është tërhequr nga funksioni i kryetarit të LSDM-së. Ai këtë e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të partisë, ndërsa ka kërkuar që këtë ta bëjnë edhe anëtarët tjerë partiak.
Kovaçevski inicioi mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizimit të rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e partisë, të zgjedhura nga Kongresi në funksion të rezultateve zgjedhore.
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
![](https://3shi.net/wp-content/uploads/2024/05/Kovacevski-730x470-1.webp)