Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Kovaçevski: Anketa më e mirë vjen ditën e zgjedhjeve, pres që të kemi mbi 61 deputetë

Përditësimi i fundit: 2024/01/25 at 10:47 PM
Publikuar January 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

LSDM është parti progresive dhe ka dëshmuar se është faktor stabiliteti së bashku me partnerët e koalicionit në vend. E vetmja që shkakton probleme në këtë vend është VMRO-DPMNE. Anketa më e mirë gjithmonë vjen në ditën e zgjedhjeve. Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane, tha kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, nuk ka asnjë rast në botë që dikush të marrë pjesë në qeveri dhe të mos e votojë të njëjtën.

- Reklamim -

“Ka raste që dikush nuk merr pjesë në qeveri, por voton për të. Ndërsa ne këtu do të kemi rast ku do të marrë pjesë dhe nuk voton për ministrat e saj. Në vitin 2016 në janar, VMRO-DPMNE propozoi qeveri teknike me mandatar Emil Dimitrievin pa u përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Përzhinës. Ministrat i nominoi mandatari, ata u propozuan, por me faktin se nuk u përmbushën kushtet e marrëveshjes së Përzhinës, ministrat pas kësaj dorëzuan dorëheqje. Vazhduan negociatat dhe Kuvendi që u shpërnda u konstituua përsëri dhe më pas në shtator u propozuan ministrat nga LSDM dhe asokohe u votua Qeveri në të cilën morën pjesë ministrat e LSDM-së dhe të cilët u mbështetën nga të gjitha partitë politike që morën pjesë në atë qeveri teknike. Mendoj se kishte 95 vota në atë kohë ajo qeveri”, ka thënë Kovaçevski në intervistën në Televizionin Kanal 5.

Ai potencoi se të dielën do të votojnë për ministrat dhe zëvendësministrat e propozuar në qeverinë teknike.

Kovaçevski sqaroi se pas takimit të liderëve që ishte takimi i fundit i atij formati të mbajtur në Kuvend, të gjitha partitë politike u pajtuan se afati është i shkurtër për shfuqizimin e qeverisë teknike para këtyre zgjedhjeve.

“Unë kam dhënë deklaratë se qeveria teknike e një vendi që është anëtare e NATO-s, vendit që negocion me BE-në, vendit që kryeson me OSBE-në dhe vendit që nga një shtet i kapur është kthyer në vend demokratik, me lirinë e medias dhe procese të avancuara demokratike nuk ka fare nevojë për këtë. Mirëpo kjo nuk u vendos dhe në fund të gjithë liderët e partive politike thanë se për këto zgjedhje një ndryshim i tillë nuk mund të bëhet në një periudhë kaq të shkurtër dhe për zgjedhjet e ardhshme sigurisht që do të bëhet. Këto janë faktet që mund t’i ndaj këtu dhe që mund t’ua konfirmojë secili”, thekson Kovaçevski.

Kovaçevski potencon se anketa më e mirë vjen në ditën e zgjedhjeve dhe pret që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kenë mbi 61 deputetë.

“Pres që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi mbi 61 deputetë dhe ta formojmë qeverinë e re proevropiane. LSDM me partnerët e koalicionit me të cilët do ta formojnë qeverinë mund të ketë edhe mbi 70 deputetë. Vizioni për Maqedoninë evropiane e ndajmë të gjithë që jemi në këtë koalicion qeveritar”, tha ai.

Nëse koalicioni do të jetë nga partnerët tradicionalë me të cilët LSDM shkon në zgjedhje apo do të jetë koalicion më i gjerë, Kovaçevski thekson se do të varet nga analizat që bazohen nga të dhënat empirike dhe aspektin e harmonizimit të përcaktimeve programore dhe ofertës kadrovike.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 25 Janar, 2024 January 25, 2024
Artikulli i mëparshëm Qoku: Në zgjedhje me LEN-in garoj si Vetëvendosje
Artikulli tjetër Ia vodhën nga britanikët, Gana u gëzohet përkohësisht antikave të saj

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Ekonomi

    “Kosova Business Forum” – Eventi i biznesit që nuk duhet humbur

    3shi.net January 18, 2024
    VLEN: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e standardit të jetesës!
    Pse ceremonia e Olimpikeve të Parisit ishte ndyrë me paganizëm, idhujtari e antifetari?
    Në dy shkolla në Kumanovë janë regjistruar vetëm nga 5 nxënës!
    Përballje e madhe në Romë, Lazio dhe Interi në ndjekje të kreut
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?