Komuna e Tetovës sot ka shpallur thirrje publike në të cilën mund të aplikojnë personat në rrezik social nga komuna, me qëllim që të përfitojnë ndihmë financiare njëfishtë (vauçerë), të cilat mund t’i përdorin për pagesën e faturave komunale apo tatimit mbi pronën.
Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30 qershor të vitit 2025, ndërsa aplikimi bëhet përmes dërëzimit të kërkesës në sportelet e Komunës së Tetovës. Formularët janë të disponueshëm në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komunës së Tetovës, si dhe në formën e shkruar në hapësirat e komunës.
“Përmes kësaj thirrje Komuna e Tetovës do të ndajë 1.000 dollarë në vlerë prej 3.000 denarë, sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”. Ky vendim është pjesë e përkushtimit tonë për ndërtimin e një komune më të drejtë, më të barabartë dhe më sociale, ku institucionet nuk i kthejnë shpinën qytetarit, por janë në shërbim të tij në çdo hap. Vauçerët do të mund të përdoren eksluzivisht për të shlyer detyrimet ndaj Komunës së Tetovës, siç është tatimi mbi pronën, si dhe për pagesën e shërbimeve ndaj ndërmarrjeve publike komunale Sharr dhe Saubermaher. Të drejtë për të përfituar nga kjo ndihmë kanë përfituesit e ndihmës minimale të garantuar, si dhe pensionistët që marrin pension social”, theksoi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, në konferencën e sotme për mediat.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda afatit të parashikuar dhe ta shfrytëzojnë këtë ndihmë, e cila, siç tha, ka për qëllim të lehtësojë jetën e përditshme në këto kushte të vështira ekonomike, tha Kasami.
Ai paralajmëroi se vlerësimi i kërkesave do të bëhet nga një komision profesional, i formuar pikërisht për këtë qëllim dhe i përbërë nga përfaqësues të administratës komunale