Komuna Çair në përfundim e sipër të konsultimeve për aplikimin e projekteve për vitin 2025

1 Min. Leximi

Visar Ganiu

Jemi në përfundim e sipër të konsultimeve për aplikimin e projekteve për vitin 2025, një proces që kërkon analizë të thelluar dhe koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha sektorëve të Komunës së Çairit. Së bashku me sekretarin e komunës, Faruk Nevzati, dhe përgjegjësit e sektorëve, sot kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha detajet teknike dhe administrative për projektet që planifikojmë të realizojmë këtë vit.

- Advertisement -

Këto takime synojnë të rrisin ndikimin e investimeve dhe të sigurojnë mbështetjen për iniciativat që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë. Jam i bindur se puna jonë ekipore dhe qasja strategjike do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull