Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Kolltuku në KSHZ edhe më tej i zbrazët/ Nuk ka paralajmërime për seancë, opozita dyshon për parregullsi

Përditësimi i fundit: 2024/01/13 at 8:13 PM
Publikuar January 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ka paralajmërime se do të zgjidhet çështja e hapur me vendin e zbrazur në KSHZ. Përzgjidhja e anëtarit të KSHZ-së i detyroi deputetët e opozitës shqiptare që të bojkotojnë Kuvendin. Ata në koordinimin e parë pas festave të fund vitit te kryeparlamentari, Talat Xhaferi, nuk morën pjesë ndërsa paralajmëruan edhe masa tjera. Fadil Zendeli, nga Besa thotë se me këtë hidhen dyshime se pushteti dëshiron që të manipulojë zgjedhjet.

“Kjo është bllokadë e pastër që të mos zgjidhet dhe të kompletohet Komisioni shtetërorë zgjedhor, që të jetë legale dhe legjitime në zgjedhjet e ardhshme. Me vetë atë që Xhaferi me ekipin e tij në ndonjë mënyrë bllokon procese demokratike dhe dërgon porosi të keqe se planifikojnë të manipulojnë proceset zgjedhore.”- deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

- Reklamim -

Tani për tani nuk ka paralajmërime nga Kuvendi se do të vazhdojë procesi për kompletimin e KSHZ-së. Zendeli megjithatë thotë se nuk do të heqin dorë nga insistimi që të zgjidhet anëtari nga radhët e tyre. Për këtë, siç shtoi, e kanë informuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne do të kryejmë presion aq sa mundemi edhe në Kuvend edhe jashtë tij. Për këtë është informuar edhe faktori ndërkombëtarë në vend. Siç filluan këta që ta bllokojnë këtë proces që vendi të mbetet i zbrazët në KSHZ, në një mënyrë ky është edhe qëllimi i tyre, por siç thashë, ne do të insistojmë me të gjithë mundësitë tona politike brenda Kuvendit por edhe jashtë Kuvendit që të kompletohet KSHZ-ja.”- pohoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vlerëson se me atë që nuk po zgjidhet anëtarë i KSHZ-së, hidhen dyshime për parregullsi në zgjedhje.

“Zgjedhjet që në fillim nuk janë të drejta, e shihni që nuk e plotësojnë vendin që i përket opozitës shqiptare në KSHZ. Vetë procesi që në fillim ka shumë mangësi.”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Politizimi i gjithë procesit krijon problem për kompletimin e KSHZ-së, andaj, siç vlerëson Maksim Dimitrievski, kryetarë i Kumanovës dhe partisë ZNAM në emisionin e TV21, Klik Plus, ky trup duhet të jetë i pavarur.

“Atë trup politik që e përbëjnë përfaqësuesit që duhet të delegonë partitë politike dhe vlerësoj se tendenca jonë si shtet duhet të jetë që të krijojë një KSHZ të pavarur, që do t’i shërbejë qytetarëve dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të demokracisë dhe në mënyrë shtesë të sigurojë siguri për votuesit.”- deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i ZNAM.

KSHZ ka 7 anëtarë, por pasi që u largua Krenar Lloga, dhe u bë ministër i drejtësisë, një vend mbeti i zbrazët. Për atë vend opozita shqiptare e propozoi Abdush Demirin, por pasi që u bllokua përzgjedhja, ata thane se do ta bojkotojnë Kuvendin.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: fadil Zendeli, Kshz, opzita
3shi.net 13 Janar, 2024 January 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Studentja shqiptare Leona Ebibi me notën më të mirë në Fakultetin e mjekësisë në Shkup
Artikulli tjetër Plagoset një polic në veri të Kosovës, një person sulmoi efektivët me makinë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!

    3shi.net February 27, 2025
    Mediat amerikane vlerësojnë Erdoganin: Një aktor i jashtëzakonshëm politik
    Fetai ‘godet’ Ahmetin dhe Xhaferin për Medresenë në Shkup, publikon një dokument (DOKUMENT)
    Zendeli: Nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KSHZ, bojkotojmë punën e Kuvendit
    Zbulohet paga e De Rossit si trajner i Romës
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?