Këshilltarja e VLEN-it, Lejla Asani pyet Danella Arsovskën: A e meriton Shkupi këtë pamje për Bajram?

1 Min. Leximi
created by Polish

Këshilltarja e koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Lejla Asani, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e pastërtisë në kryeqytet në prag të festës së Bajramit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihen mbeturina të shumta në hapësira publike dhe ka adresuar një pyetje drejtuar kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

- Advertisement -

“Danella Arsovska të pyes publikisht: A meriton Shkupi një trajtim të këtillë për Bajram?”, ka shkruar Asani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull