Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi sot vendimin për transport publik falas për të gjithë qytetarët që kanë shlyer obligimet ndaj shërbimeve komunale.
Megjithatë, ky vendim nuk mori mbështetjen e plotë të të gjithë këshilltarëve. Këshilltarët e AKI-së, Levicës dhe të listës Më Mirë për Tetovën votuan kundër, duke mos e përkrahur masën që synon lehtësimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Tetovës.
Transporti publik falas ka qenë një nga premtimet parazgjedhore dhe pjesë e programit qeverisës të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Vendimi i sotëm u vlerësua nga shumica si hap konkret drejt përmirësimit të standardit dhe mobilitetit urban në qytet.

