Për të dytin vit radhazi, Katari është fitues i Kupës së Azisë. Skuadra pritëse e kompeticionit mundi 3-1 Jordaninë, falë një triplete të Afif.
Ylli i skuadrës shënoi të tre golat, të gjithë nga penalltia për të ndihmuar kështu kombëtaren e tij të ngre lart trofeun për herë të dytë në histori.
Katari mbrojti me sukses kurorën e kombëtares më të mirë të kontinentit ndaj një Jordanie që luajti finalen e parë të këtij kompeticioni.
Në stadium nuk mungoj princi i kurorës, Sheiku Al Thani, por edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.