Kasami uron Kurtin për fitoren e zgjedhjeve

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami ka uruar fitoren e VV dhe të Albin Kurtit.

“Fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve.
Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbaré, duke reflektuar vullnetin qytetar te shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë “Kurti 3”, shkroi Bilall Kasami në një porosi në rrjetet sociale

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull