Kasami: Tetova po ndryshon!

2 Min. Leximi

Tetovë, 30 qershor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar fillimin e një faze të re të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytet. Nëpërmjet një postimi zyrtar, ai konfirmoi se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Sharri” kanë nisur sot punimet për zëvendësimin e linjave të amortizuara të ujësjellësit në disa lagje të Tetovës, duke filluar nga Drenoveci.

“Sot në lagjen Drenovec po ndërrohen tubacionet e vjetra me linja të reja, të cilat përmbushin të gjitha standardet dhe kapacitetet e duhura për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm,” deklaroi Kasami.

- Advertisement -

Projekti, sipas kreut të komunës, nuk do të ndalet me Drenovecin. Ai pritet të shtrihet në çdo lagje të Tetovës ku është identifikuar rrjet i amortizuar, deri në përfundimin e modernizimit të plotë të sistemit të ujësjellësit për të gjithë qytetin.

“Qytetarët që hasin vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm mund të paraqiten në zyrat e NP ‘Sharri’, ku çdo rast do të trajtohet me përparësi dhe do të gjendet zgjidhje e menjëhershme,” shtoi ai.

Kryetari theksoi gjithashtu angazhimin e institucionit që drejton për të garantuar kushte dinjitoze për jetesë urbane dhe shërbime të besueshme për çdo familje në Tetovë.

“NP ‘Sharri’ mbetet e përkushtuar për të ofruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë – sepse Tetova po ndryshon,” përfundoi Kasami.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull