Kasami nga SHBA: Tetova dhe Çairi zyrtarisht anëtare të rrjetit ndërkombëtar “Sister Cities International”

2 Min. Leximi

Në një hap të rëndësishëm për diplomacinë lokale dhe ndërkombëtare, Komuna e Tetovës dhe Komuna e Çairit janë anëtarësuar zyrtarisht në rrjetin prestigjioz global Sister Cities International, gjatë një vizite zyrtare në selinë qendrore të organizatës në Uashington, SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i cili ndodhet në SHBA bashkë me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu.

Ky anëtarësim hap rrugë të reja për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar për komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përmes kësaj platforme, Tetova pritet të përfitojë nga:
Krijimi i partneriteteve të qëndrueshme me qytete dhe komuna nga vende të ndryshme të botës;

- Advertisement -

Përfshirja aktive e të rinjve dhe institucioneve arsimore në programe ndërkombëtare shkëmbimi;

Promovimi i trashëgimisë kulturore, zhvillimit ekonomik dhe turizmit lokal;

Qasje në trajnime dhe burime për rritjen e kapaciteteve institucionale;

Rritja e rolit të qytetit në diplomacinë qytetare dhe dialogun ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Ky moment shënon një hap të madh për angazhimin tonë ndërkombëtar dhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja ndërkomunale,” u shpreh Kasami.

“Sister Cities International” është një rrjet global i themeluar në vitin 1956, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërkombëtare në nivel lokal përmes diplomacisë qytetare dhe bashkëpunimit kulturor, arsimor dhe ekonomik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull