“Nëse koalicioni VLEN i merr më shumë se 20 mandate, mos e kenë qytetarët hallin e ndryshimeve kushtetuese dhe të drejtave të shqiptarëve, sepse atë përgjegjësi e marrim ne”.
Kështu, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21 premtoi se koalicioni opozitar shqiptar, VLEN do të jetë “gardian i të drejtave të shqiptarëve dhe integrimit evropian”.
Më pas dërgoi kritika te BDI-ja, duke thënë se e keqpërdori pushtetin “për përfitime, për korrupsion dhe për krim”.
“Edhe tregtoi me të drejtat e shqiptarëve dhe me integrimin e vendit në Bashkimin Europian”, tha Kasami.