Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë 40.000 denarë për foshnjën e parë për vitin 2025, përcjell TV21.
“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve. Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija”, tha Kasami.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ishte për vizitë te Reparti Gjinekologjik në Spitalin e Përgjithshëm të “Ferid Murat” në Gostivar për ta për uruar foshnjën e parë që lindi në vitin 2025 në Gostivar, për të cilën ndau 30.000 denarë. Foshnja, një vajzë e shëndetshme që peshon 3.5 kg, erdhi në jetë në orën 12:40 dhe gëzon gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot përurojmë foshnjën e parë të lindur në Gostivar me gjest modest me një vauçer prej 30.000 denarë për fëmijën e parë në Gostivar. Foshnja sivjet është vajzë dhe shpresoj se ky vit do të jetë i mirë dhe do të kemi sa më shumë foshnja të lindura”, u shpreh Limani.