Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, në një intervistë në Alsat tha se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat plotëson një boshllëk që BDI-ja nuk kishte arritur ta plotësojë me ligj për 20 vjet qeverisje, përcjelltetova1.
“Si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe në këtë rast çdo parim kushtetues duhet të materializohet në ligj dhe pastaj të implementohet me akte nënligjore. Në pamundësi BDI-ja të sjell një ligj adekuat, kur u dorëzua se nuk mund të sjellë një gjë të tillë, me akte nënligjore solli një mekanizëm që njihet si “balancuesi”. Pra, mungonte një hallkë e rëndësishme, nga parimi kushtetues deri te implementimi në praktikë dhe kjo sillte keqpërdorime të shumta, duke u deklaruar shumë qytetar si nacionalitet tjetër”, tha Kasami.
Ai thotë se ligji nuk përjashton mekanizma në nivel të akteve nënligjore për ta rregulluar teknikisht mënyrën e arritjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
“Me këtë ligj ne plotësojmë këtë boshllëk. Nuk ka ligj perfekt, çdo ligj i nënshtrohet nismave për plotësim dhe ndryshim. Por po them që ne po zgjidhim një problem 20-vjeçar që nuk e ka zgjidhur BDI. Pas miratimit në Kuvend, do të rregullohet me akte nënligjore. Ligji nuk përjashton mekanizma siç ka qenë balancuesi”, deklaroi Kasami.
Bashkëkryetari i VLEN-it nënvizoi se në vitin 2025, gjatë qeverisjes së VLEN-it, është rritur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetër

