I ftuar në Daily Cilck, Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se, janë të gatshëm të bisedojnë për ndryshimin e stemës, por siç thotë, të këtë të përfshihet edhe ndryshimi i himnit dhe ndryshimi i definicionit për gjuhën shqipe. Kasmai tha se e gjitha është te ndryshimet kushtetuse që thotë se nuk mund të ndryshohet çdo ditë ndërsa sa u përket këtyre ndryshimeve, Kasami tha se janë këeresa dhe jo kushtëzime.
“Po parimisht jemi të gatshëm të bisedojmë për ndryshimin e stemës por në një pako me ndryshimin e himnit, me ndryshimin e definicionit për gjuhën shqipe që është në Kushtetutë 20% dhe sigurisht me zgjidhjen e disa problemeve tjera me të cilat shteti do të reflektojë realitetin multietnik në RMV dhe rrugëtimin e saj drejt BE-së…Kërkesa jo kushtëzime, kërkesa kushtetuese që në këtë rast kemi kërkesa që janë të koalicionit, në këtë rast, të pjesës shqiptare të koalicionit”, tha Kasami në Daily Click.