Kasami: Ahmeti duke tentuar ta përçajë VLEN-in, ka futur farën e përçarjes në Frontin Evropian

2 Min. Leximi

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistë për Alsat lidhur me turbulencat e fundit që rezultuan me largimin e Arben Taravarit nga koalicioni VLEN, theksoi që krejt kjo ka qenë një lojë e BDI-së, por që në fund Ali Ahmeti ka rënë në gropën që ia kishte bërë koalicionit VLEN dhe me këtë ka futur farën e përçarjes në Frontin Evropian.

“Ali Ahmeti, duke tentuar që të shpërbëjë VLEN-in, ai fatkeqësisht farën e përçarjes e futi në Frontin Evropian. Ne kemi thënë edhe më herët që ne nuk jemi të interesuar për kështu lojërash të ulëta se kush nga vjen dhe nga shkon. Thjeshtë Fronti Evropian duke tentuar që të krijojë krizë brenda qeverisë dhe shtetit, po krijon krizë brenda vetit”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

- Advertisement -

Lidhur me mungesën e Badinterit në Kuvend, Kasami paralajmëron lëvizje të reja nga Fronti Evropian të cilët do t’i bashkohen shumicës parlamentare.

“Aliu nga momenti kur mendoi se e mori Aleancën në krye me Arben Taravarin, mendoi që se e thelloi krizën dhe problemin me sigurimin e Badenterit, por përsëri ne themi që kjo çështje është e përkohshme sepse ditët në vijim do të ketë lëvizje të deputetëve nga Fronti drejtë Qeverisë, me çka përfundimisht edhe çështja e Badinterit do të zgjidhet”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Sa i përket debatit të fundit që u hap për çështjen e modelit zgjedhore, Kasami, thotë që do të ishte i pranueshëm edhe modeli me 1 njësi zgjedhore, sikur të ketë garanci që përfaqësimi etnik i deputetëve në Kuvend, të jetë i mbrojtur. /Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull