Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
ArsimLajme

Janevska për REL: Parregullsi në Universitete – nga viti i ardhshëm nis koncepti i rishikuar

Përditësimi i fundit: 2024/11/03 at 1:53 PM
Publikuar November 3, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

REFORMAT NË ARSIM

Kemi një pasqyrë të qartë se çfarë do të mbetet dhe çfarë do të ndryshohet në konceptin për arsimin fillor.

- Reklamim -

Ndryshimet do të nisin nga viti i ardhshëm – paralajmëron Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë. Arsimi meriton notën 1 thotë Janevska duke paralajmëruar metoda të reja arsimore. Në këtë intervistë ajo zbuloi edhe pjesë të parregullsive që janë zbuluar në disa universitete.

Në Universitetin e Tetovës është konstatuar zgjedhja e jashtëligjshme e dy mësimdhënësve, parregullsi ka edhe në Universitetin “Shën Apostol Pali” në Ohër si dhe në Strugë, zbuloi në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Sipas Ministres, procesi ende nuk është kompletuar por gradualisht konstatohen parregullsitë.

“Kemi zgjedhje të jashtëligjshme të dy mësimdhënësve në UT dhe atje është duke vazhduar mbikqyrja inspektuese. Kemi probleme edhe në Universitetin “Apostol Pali” edhe atje janë konstatuar parregullsi. Kishte probleme serioze në Universitetin në Strugë, atje mbyllëm drejtimin e shkencave mjekësore” – tha Janevska.

Sipas Ministres, bëhet fjalë për procese që janë duke vazhduar dhe janë në fazën e analizave, për shkak se, sic tha, Ligji për inspektim arsimor jep kahje të caktuara se si duhet të punohet. Për disa lëshime, ligji thotë se duhet të mënjanohen në afat të caktuar.

Ministrja Janevska, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se janë mbyllur dy institute shkencore dhe paralajmëroi se së shpejti do të mbyllen edhe dy të tjerë.

Ajo nuk kishte përgjigje konkrete nëse do të mbyllen edhe universitete.

“Në këtë moment nuk mund të them se do të mbyllen, por mbikqyrja inspektuese do të tregojë se çfarë duhet të bëhet, atëherë kur do të përfundojë” – tha Janevska.

Ministrja Janevska paralajmëroi se do të rishikohet koncepti ekzistues për arsimin fillor. Disa gjëra do të mbeten kurse të tjera do të ndryshohen. Zbatimi nis nga viti i ardhshëm shkollor.

“Atë që bëmë, ndaluam konceptin për klasat 7, 8 dhe 9 dhe këtu bëhen disa ndryshime lidhur me planprogramet mësimore dhe ajo që është më kryesore dhe është në interes të publikut, ndahen të gjitha lëndët e veçanta dhe ata tashmë nuk janë të integruar.

Definitivisht, zbatimi do të nis nga viti i ardhshëm. Kjo lidhur me konceptin. Lidhur me cilësinë e librave, në këtë moment jemi të foksuar në klasat 7, 8 dhe 9, kurse më tutje, konform mundësive dhe sa shpejt do të punojë Byroja, do të ndryshojmë librat shkollor, prej të cilëve mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit nuk janë të kënaqur” / tha Janevska.

Lidhur me reformat në arsim, nxënësit nga Maqedonia e Veriut, kanë 900 orë më pak krahasuar me moshatarët e tyre nga BE-ja dhe janë prapa për tre vite sa I përket nivelit të diturisë, që ka vënë në pikëpyetje nëse shfrytëzohet në mënyrë efektive koha e kaluar në shkollë.

Ministrja Janevska thotë se Qeveria ka projekt ku nxënësit duhet të kalojnë kohë më të gjatë në ambientet e shkollës.

Ajo thotë se duhet të mbyllen ose të ridestinohen shkollat me më pak nxënës, kurse nxënësit të mësojnë në shkolla qendrore, ku Komunat do ta paguanin transportin.

Ndryshe, nga së paku 900 shkollat fillore në vend, vetëm në 124 prej tyre ka patur kushte që mësimi të zhvillohet vetëm gjatë një ndërrimi. /tvklan.mk/

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: #VesnaJanevska, toplajm
3shi.net 3 Nëntor, 2024 November 3, 2024
Artikulli i mëparshëm Mund të ketë dhunë në ditën e zgjedhjeve, Washingtoni aktivizon Gardën Kombëtare
Artikulli tjetër Ministria e Energjisë ndan 6000 vauçer për kondicionerë inverter

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Buzhala: Bashkësia ndërkombëtare eshte e gatshme për koalicionin VMRO – VLEN

    3shi.net May 10, 2024
    Mediat maqedonase jehonë mbështetjes të Presidentit Meta për VMRO
    Bekim Sali: Filluam zyrtarisht kampanjën “Vepro tani për natyrë”
    Kryetari Gashi e mbajti koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re të Kuvendit
    Taravari: Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë dy spitale! Pas dy viteve do të lëshohen për përdorim spitali i Kërçovës dhe spitali i Shtipit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?