Asistentët arsimor të angazhuar në shkolla nuk mund të fitojnë statusin të punësuar të përhershëm sepse nevojat në shkolla janë të ndryshueshme. Kështu vlerëson ministrja e Arsimit, Vesna Janevska duke kujtuar prindërit e fëmijëve me aftësi të posaçme se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa asistentë pavarësisht që angazhimi I tyre është I përkohshëm. Kohë më parë, prindërit e disa fëmijëve më aftësi të posaçme ngritën zëerin se ndërrimi I shpeshtë I asistentëve ndikon në përparimin e duhur të fëmijëve. Në një intervistë për radio Evropa e Lirë, Janevska tha se numri i asistentëve në arsimin fillor është 1,876, dhe rreth 150 janë planifikuar për arsimin e mesëm.
“Nëse nevojat rriten, ne rrisim numrin e asistentëve. Por fakti është se komisioni i vlerësimit funksional vlerëson se cili fëmijë ka një nevojë. Dhe kur fëmija bën përparim, komisioni do të vlerësojë se nuk ka më nevojë për një asistent, i cili është qëllimi themelor, si në arsim ashtu edhe në jetë, që një fëmijë me nevoja të veçanta arsimore të jetë i pavarur. Pra, ndonjëherë, Komisioni do të thotë se nuk ka më nevojë për asistentë arsimorë, dhe prindërit ende duan një asistent arsimor, ky është një nga problemet me të cilat përballemi. Ndonjëherë prindërit i ngatërrojnë asistentët arsimorë me asistentët personalë mirëpo një asistent personal ka një funksion krejtësisht të ndryshëm”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimi.
Janevska: Asnjë fëmijë me nevoja të veçanta nuk do të mbetet pa asistent

Ndani këtë artikull