Janë shpallur konkurs për kadetë dhe studentë për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Akademinë Ushtarake të RMV-së

1 Min. Leximi

Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” ka shpallur Konkurs për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve për ciklin e parë të studimeve dhe Konkurs për regjistrimin e studentëve për ciklin e dytë të studimeve në vitin akademik 2025/2026.

K0nkursi për regjistrimin e kadetëve dhe studentëve për ciklin e parë të studimeve është shpallur për nevojat e Ministrisë dhe Ushtrisë, si dhe për nevojat e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit.

- Advertisement -

I ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar që e shohin të ardhmen e tyre si pjesë e institucionit me besimin më të madh tek qytetarët, oficerë të ardhshëm në Ushtrinë e Maqedonisë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm (4-vjeçar) dhe nuk janë më të vjetër se 21 vjeç, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të specifikuar në Konkurs, në regjistrin e Akademisë Ushtarake ose elektronikisht në emailin e mëposhtëm: [email protected] jo më vonë se 20.06.2025.

Ndërsa të gjithë kandidatët e interesuar për Konkursin për ciklin e dytë të studimeve mund të aplikojnë jo më vonë se data 12.09.2025 në programet e mëposhtme të studimeve master:

-Siguria dhe Mbrojtja

-Menaxhimi i Krizave dhe Mbrojtja dhe Shpëtimi

- Advertisement -

-Siguria Kibernetike dhe Forenzika Digjitale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull