Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson, ku u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, Mexhiti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe kontributin e ambasadorit britanik në forcimin e raporteve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e partneritetit të ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, mbështetjen për proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe angazhimin e përbashkët për promovimin e vlerave që lidhin të dy vendet.
Mexhiti vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë në përkrahjen e reformave dhe zhvillimit demokratik, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve dhe institucioneve.

