Izet Mexhiti priti përfaqësues nga KF Bashkimi 1947, KF Arsimi dhe KF Shkëndija Haraçinë

1 Min. Leximi

Me kënaqësi mirëprita përfaqësuesit e klubeve Arsimi nga Çegrani dhe Bashkimi nga Kumanova për ngjitjen në Ligën e Parë, si dhe Shkëndinë e Haraçinës për kalimin në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
I përgëzova për këto arritje të rëndësishme dhe ju urova suksese të mëtejshme në sfidat e reja që i presin. U theksova se mbështetja institucionale për sportin dhe për klubet shqiptare do të jetë gjithmonë pjesë e angazhimit tim.
Sukseset e tyre janë dëshmi se me punë dhe përkushtim, çdo komunitet mund të ngjitet më lart. Sporti na bashkon dhe na forcon si kolektiv.
Kur jemi të bashkuar, nuk ka ligë që nuk e kalojmë, as sfidë që nuk e fitojmë!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull