Izet Mexhiti emëron Sabri Azirin zëdhënës të Shtabit Zgjedhor në Çair

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur emërimin e Sabri Azirit si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor.

“Me kënaqësi të veçantë e bëj të ditur emërimin e z. Sabri Aziri si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të Çairit. Sabriu është një figurë e dashur dhe e respektuar, i njohur për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e tij në çdo situatë. Jam i bindur se me aftësinë e tij për të komunikuar qartë dhe me profesionalizëm, ai do të përcjellë fuqishëm vizionin tonë politik për fitoren e 19 tetorit”, shkruan Mexhiti.

Sipas tij, prania e Azirit në shtab është garanci se çdo mesazh do të arrijë tek qytetarët me besueshmëri dhe respekt.

“Mirë se erdhe në ekipin fitues, Sabri!”, përfundon njoftimi i kandidatit të VLEN-it për Çair.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull