Shkup, 1 janar – Foshnja e parë për vitin 2025 në Gjinekologjinë e Çairit është vajzë, njoftoi drejtoresha e Gjinekologjisë së Çairit, Pranvera Izairi, përcjell TV21. Ajo tha se foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ne patëm fatin që në spitalin tonë, një minutë pas mesnate, në ndërrimin e motmoteve të fitojmë beben e parë në gjendje të shkëlqyeshme. bebja është vajzë, peshon 3kg 110g, është e gjatë 50cm”, tha Izairi.
Ndrëkaq, kreu i Çairit, Visar Ganiu tha se kanë ndarë vauçerin tradicional për foshnjën e parë në këtë komunë.
“Me 1 janar, bebja e parë që lind ne ndajmë një vauçer, që e kemi miratuar në këshill dhe është tradicional”, tha mes tjerash Ganiu.