Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në Itali ka bllokuar qasjen në aplikacionin kinez “DeepSeek”, për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.
Autoriteti ka shprehur pakënaqësi me përgjigjen e “DeepSeek” se çfarë të dhëna personale mbledh, si i mbron ato dhe si njoftohen përdoruesit, raportoi AP.
“Kompanitë deklaruan se ato nuk operojnë në Itali dhe se legjislacioni evropian nuk aplikohet te ta”, thuhet në deklaratën e autoritetit.
“DeepSeek” ka tronditur tregjet duke ngrehur shqetësime në SHBA për të ardhmen e zhvillimit të inteligjencës artificiale të saj.