Itali, mbi 1.000 njerëz të evakuuar për shkak të zjarreve në Pulia

1 Min. Leximi

Mbi 1.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve në rajonin jugor italian Pulia, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Italisë ANSA, transmeton Anadolu.

Banorët pa automjete janë evakuuar nga një kamping dhe fshat pushimesh dhe janë transportuar me varkë, thuhet në lajm.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve, evakuimi është kryer si masë paraprake për shkak të një zjarri të madh në një pyll pranë Gjirit San Felice, që ndodhet pranë Pulias.

- Advertisement -

Dy aeroplanë zjarrfikës, një helikopter dhe ekipet zjarrfikëse janë dërguar në terren për të shuar zjarrin që po i afrohet Pulias me erëra të forta.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull