Ish ushtari i UÇK-së, Naser Haliti, braktis BDI-në pas 23 vitesh! Ata nuk reformohen, po përgatisin fëmijët e tyre për trashëgimi

1 Min. Leximi

Një tjetër goditje e rëndë për BDI-në opozitare vjen nga Petroveci. Naser Haliti, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe deri më tani kryetar i degës së BDI-së në këtë komunë, ka shpallur dorëheqjen e tij të parevokueshme pas më shumë se dy dekadash angazhim brenda partisë së Ali Ahmetit.

Në statusin e tij publik në facebook, Haliti thekson se arsyeja e largimit është mungesa e reformimit, riciklimi i të njëjtëve figura dhe përgatitja e fëmijëve të tyre për të trashëguar pushtetin brenda partisë, duke e kthyer BDI-në në një strukturë nepotiste që ka humbur çdo lidhje me idealet e para.

- Advertisement -

Haliti ka deklaruar se prej tash angazhimin e tij politik do ta vazhdojë në Lëvizjen Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës VLEN, ku sheh parime, vizion dhe hapësirë për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull