Agim Behluli
Ish minstri (shqiptar) i Drejtësisë kur flet për “padrejtësi”
Kam menduar se do t’ i përballoj së keqës që më kishte ndodhur vite më parë. Dy vite, gjoja se në arrati, e shtatë në burg. Ky shtet me gjykatës të korruptuar dhe hajdutë mi kanë borxh dhe nuk dua asnjëherë t’ ua fali. Ata kanë lozur me shpirtin dhe ndërgjegjen time. Ata kanë lozur me fëmijët dhe prindërit e mi, me familjen time.
Sa jam i mllefosur dhe sa m’ i ngacmojnë plagët e vjetra këta far tipat Mijallkov dhe Daravellski. Njërin gjykata e apelit e çfajësoi prej veprave të kryera, ndërsa hajnin tjetër Daravellskin e liruan nga burgu, derisa paratë dhe pasuria e tjetër i mbetën, sikur të mos kishte vjedhur asgjë…!
Po ti bashkoj vitet e burgut dhe të pasburgut ato janë 19, unë akoma pres se dikush (zyrtar shtetëror) do të më shpallë të pafajshëm…!
Një gjë të tillë kishte mundësi ta bëjë ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, që u pat zotuar se rastet e montuara politike të shqiptarëve dalëngadalë do t’i zbardhim…! Por, ndodhi një e papritur tjetër…, ku me ndryshimet në Kodin Penal shpëtoi kriminelët milionerë, Mijallkov, Gruevski, Daravellski e të tjerë…!
O Krenar Lloga, vitet po kalojnë, kurse unë shpresova se ti do të jesh “shpëtimtari” im, sepse ti ishe ministër i Drejtësisë.
O Krenar Lloga, pasi shkove…, po të përcjell nëpër disa shkrime e postime ku po flet për drejtësi e padrejtësi! Vërtetë dua të të pyes, se çfarë drejtësie e çfarë padrejtësie ka në këto dy raste të lartëpërmendura?