Ish drejtori i MEPSO nga BDI rreth interkoneksionit RMV-Shqipëri:”Me bindje e them, unë do e shkëputja kontratën me Energoinvest!”
Ish drejtori gjeneral i SHA MEPSO Kushtrim Ramadani që vinte nga rradhët e BDI në emisionin Biznis21 në TV21, rreth projektit Interkoneksioni Maqedoni e Veriut – Shqipëri dhe kontratës me kompaninë Energoinvest nga Bosnja dhe Hercegovina ishte kategorik duke u shprehur: “Nuk kishin aktivitete ne terren. Në kushtet kontraktuale nuk ka hapësirë për rritje çmimi; kontrata është lump sum, me çmime fikse dhe jo të ndryshueshme, prandaj as nuk ju kam dhënë hapsirë kompanisë Energoinvest për diskutime për rritje çmimesh, kontrata nuk lejon një gjë të tillë”.
“Kompania nga Bosnja dhe Hercegovina kishte vetëm një zyrë të vogël, me një të punësuar dhe një numër kontakti ku askush nuk përgjigjej”.
“Me bindje të thellë e them, se unë do e shkëputja atë kontratë!”

