Shkruar nga Isa Avdullai, Drejtori i Spitalit Psikiatrik Shkup-Bardovc.⬇️
🔹 Investim i madh për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme! 🔹
Në kuadër të projektit EU 4 Clean Air, përmes zyrës së UNOPS në Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë, po realizohet një nga investimet më të rëndësishme për përmirësimin e sistemeve të ngrohjes në institucionet shëndetësore! 🍀
✅ Spitali Psikiatrik Shkup-Shkup është një nga institucionet e përzgjedhura për të kaluar në sistemin e ngrohjes me gaz, duke siguruar ngrohje më efikase, ekonomike dhe ekologjike.
✅ Sot është realizuar inspektimi i sistemit të ngrohjes nga firmat projektuese që do të konkurrojnë në tenderin për implementimin e projektit.
✅ Me këtë investim, reduktojmë ndjeshëm ndotjen e ajrit, kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësojmë kushtet e ngrohjes për pacientët dhe stafin.
Ky është një hap i madh drejt një sistemi shëndetësor më modern dhe më të qëndrueshëm! 🌱♻️
#InvestimStrategjik #ShëndetësiModerne #AjërIPastër #EU4CleanAir #UNOPS