Drejtor i Institutit për Mjekësi të Transfuzionit Amir Elezi ka njoftuar se është përmbyllur me sukses procesi i punësimit në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit.
“Kam kënaqësinë që të shpërndaj me ju lajmin se u përmbyll me sukses procesi i punësimit në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit. Më gëzon fakti që ekipi ynë po fuqizohet me profesionistë të rinj dhe po zgjidhet problemi disavjeçar i të angazhuarve me kontratë në vepër.
Ky sukses i atribuohet angazhimit të sinqertë dhe përkushtimit të Qeverisë që VLEN!”, ka shkruar Elezi.
Instituti për Mjekësi të Transfuzionit përmbyll me sukses procesin e punësimit, Elezi: Po i japim fund padrejtësive disavjeçare!

Ndani këtë artikull