Indonezia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për rreth 70 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç që nga sot.
Platforma të tilla si YouTube, Tiktok, Facebook, Instagram, Threads, X, Bigo Live dhe Roblox do të duhet të çaktivizojnë llogaritë e të miturve ose të rregullojnë kufizimet e moshës, raportoi “Figaro”.
Ministrja e Komunikacionit e Indonezisë, Meutja Hafid, paralajmëroi se “nuk kishte vend për kompromis” dhe se shkeljet e rregulloreve do të ndëshkoheshin me gjoba ose pezullimin e llogarive.
Tiktok tashmë i ka rregulluar llogaritë e tij, ndërsa platformat e tjera duhet të zbatojnë ligjin.
Vendimi i Indonezisë ndjek shembullin e vendeve të tjera që shtrëngojnë masat e mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale, përfshirë Australinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin mendor dhe ekspozimin ndaj përmbajtjes së dëmshme.

