Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlija Saliu, ka uruar qytetarët me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqiptar, duke vlerësuar këtë datë si një nga gurët themeltarë të identitetit kombëtar. Në mesazhin e saj, Saliu ka rikujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe rolin e tij në unifikimin e gjuhës shqipe.
“Çdo vit, në këtë ditë, kujtoj me krenari Kongresin e Manastirit (1908), momentin kur u bashkua gjuha jonë dhe u forcua identiteti ynë kombëtar”, ka theksuar ajo.
Sipas deputetes, alfabeti shqip nuk është vetëm një mjet komunikimi, por simbol i kujtesës kolektive, traditës dhe lidhjes ndërbreznore të shqiptarëve. “Alfabeti ynë është më shumë se shkrim, është kujtesa jonë e përbashkët, rrënja jonë dhe ura që na lidh përtej brezave e kohëve”, ka shkruar Saliu.
Ajo e ka mbyllur urimin me mesazhin: “Urime Dita e Alfabetit Shqiptar!”

