Aktivisti politik dhe ish-deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer akuza lidhur me kalkulimet e fundit politike dhe arritjen e marrëveshjes të disa partive në kuadër të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.
Ja postimi i tij:
Kur ke dhembje, ndoshta edhe s’di si ta zbrazësh atë, dhembja shtohet, rritet, bëhet shumë më e madhe, kur sheh lakej, tradhtarë, mercenarë, nomad partiak.
Ky soj, pa fije turpi, pa pikë marre, tradhëtinë na e shesin si virtyt!
Predikojnë moral, korrektësi, drejtësi, dinjitet, atdhedashuri dhe vlera perendimore!
Ndjej neveri të thellë me tendencën për të më identifikuar me njerëz që nuk kanë bosht kurrizorë, me të pabesit, me parazit, me ata që kurrë nuk kanë jetuar me skamjen, vuajtjet, robërinë dhe brengën e madhe që ka ky popull.
Ndërsa, nuk jam i befasuar me të gjithë këto që nuk kanë guxim të drejtojnë dorën drejtë fajtorëve kryesorë për gjendjen e shqiptarevë, drejtë Ali Ametit dhe BDI-së, dhe atyre lakejve të tjerë që në të kaluarën dhe tani shesin çdo ditë vullnetin e shqiptarëve.
Me ndjesi deri në përulje, dhe shumë rrespekt për punën dhe veprat e shumë aktivistëve politikë, për figurën historike të PDSH-së-Arben Xhaferit, për të përndjekurit politikë dhe luftëtarët e lirisë, për dëshmorët dhe heronjit, për intelektualët, gazetarët e mesuesit dhe të gjitha kategoritë progresiste. Kategori dhe shtresa të cilat kanë jetuar dhe jetojnë me brengën e madhe të popullit.