Ibrahimi nga Struga: Me VLEN po vjen ndryshimi për komunat shqiptare

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me anëtarët e degës së Strugës, ka shprehur bindjen e tij se zgjedhjet e 19 tetorit do të sjellin ndryshimin e shumëpritur për komunat shqiptare.

“Ishte kënaqësi të takoj anëtarët e degës së Strugës të Alternativës, ku motivimi dhe entuziazmi ishin të pranishëm në çdo diskutim,” tha Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai u shpreh i bindur për fitoren e koalicionit VLEN në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ndryshimi është i pashmangshëm.

- Advertisement -

“Fitorja më 19 tetor, nga Likova deri në Strugë, është tashmë e pashmangshme! Me VLEN po vjen ndryshimi që i duhet komunave shqiptare!” theksoi Ibrahimi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull