“Pas Kërçovës, vazhduam me shumë entuziazëm në Gostivar, ku nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” takuam aktivin dhe strukturat e partisë. Në çdo degë që vizitojmë, llogaridhënia, transparenca dhe përkushtimi janë dhe do të mbeten kryefjala jonë.
Gjatë bashkëbisedimit, theksuam qartë se si Alternativë, në kuadër të koalicionit VLEN, rezultatet e para të qeverisjes tashmë po bëjnë dallimin. Duke qenë të përkushtuar dhe vizionarë, ne e kemi rrugën e drejtë: rruga drejt BE-së mbetet përkushtimi dhe synimi ynë kryesor!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.