Ibrahimi: Çerdhja “Bambi”, vulë e përkushtimit të qeverisë VLEN për një Çair modern

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka vlerësuar hapjen e çerdhes më të madhe në Maqedoninë e Veriut – “Bambi” në Komunën e Çairit, si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së banorëve.

“Së bashku me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhitin, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, si dhe deputetin e Alternativës dhe Koalicionit VLEN, Bekim Sali, ishim dëshmitarë të një vepre të mirë që u bë për banorët e Çairit – hapja e çerdhes më të madhe në Maqedoninë e Veriut ‘Bambi’,” ka shkruar Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai theksoi se kjo çerdhe ndodhet në kuadrin e Kompleksit të Kopshtit të Fëmijëve “Fidani” dhe “është vulë e përkushtimit dhe vizionit të qeverisë VLEN për një Çair modern”.

Sipas tij, çerdhja “Bambi”, me kapacitetin më të madh në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, “zgjidh një problem serioz të banorëve të Komunës së Çairit”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull