Në Ditën Botërore të Riciklimit konfirmojmë përkushtimin për transformimin e plotë të mënyrës se si menaxhojmë mbeturinat.
Përmes ndërtimit të qendrave rajonale, tashmë po krijojmë kushte për ndarjen e fraksionit të thatë dhe atij organik, që është hapi i parë dhe më i rëndësishëm drejt riciklimit të suksesshëm.
Detyrimi ynë është të krijojmë një infrastrukturë moderne që do të mundësojë një kthesë të gjelbër. Sepse vetëm me një sistem që riciklon, shprehitë ekologjike do të bëhen pjesë e përditshmërisë për çdo qytetar.

