Haxhinjtë nga Shkupi në Mekë festojnë kualifikimin historik të Shkëndijës së Haraçinës

1 Min. Leximi

Edhe grupi i haxhinjve nga Shkupi, të cilët aktualisht ndodhen në Mekë për kryerjen e Haxhit, kanë festuar suksesin historik të KF Shkëndijës së Haraçinës me inkuadrimin në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, raporton Zyrtare.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale shihen hoxhallarët udhëheqës të grupit të haxhinjve nga Shkupi, së bashku me besimtarët që po qëndrojnë në Mekë, duke shprehur gëzimin për arritjen e klubit nga Haraçina.

Kualifikimi i Shkëndijës në elitën e futbollit vendor ka ngjallur reagime dhe festime të shumta jo vetëm në Haraçinë, por edhe te bashkatdhetarët dhe qytetarët që ndodhen jashtë vendit.

Shkëndija e Haraçinës siguroi promovimin historik pas triumfit ndaj Pelisterit, duke u bërë për herë të parë pjesë e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zyrtare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull