Hasani: Ligji për Përfaqësim është një fluskë bore, një cop letër e zbrazët dhe pa përmbajtje

2 Min. Leximi

Propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i miratuar në Qeveri dhe i vendosur sot para deputetëve vazhdon të përplasë partitë e bllokut shqiptar. Edhe sot, kur kryeparlamentari të njëjtin ligj e lexoi para deputetëve në seancë plenare, ishte opozita ajo që kërkoi që pika në fjalë të hiqet nga rendi i ditës sepse është ligj i paplotë dhe nuk ofron zgjidhje reale të problemit.

Ilir Hasani nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se është fakteqësi që ligji është përgatitur nga një parti shqiptare pjesë e pushtetit dhe nga një zv/kryeministër, i dorëhequr e i cili po shpërblehet me pozitë ekskluzive në Bruksel.

“Ky ligj po sillet si një fluskë e zbrazët, si një ligj pa kokër përmbajtjeje për t’i mbrojtur disa gjëra të cilët janë përmbajtësore, substanciale në RMV. Respektivisht përfaqësimin e drejtë në institucione. Mendoj, për momentin, ashtu siç e kam parë, ky ligj është një fluskë bore, në cop letër e zbrazët dhe pa përmbajtje. Ju lutem VLEN-it të mos e duroni këtë përbuzje të cilën janë duke ua bërë në çdo moment VMRO-ja në Qeveri dhe kryeministri njëashtu që çdo dit, po i shofim skandalet njëra mbas tjetrës dhe ju nuk po guxoni në asnjë mënyrë të reagoni”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull