Kandidati nga VLEN për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka thënë para mbështetësve sonte se në këtë garë futet për të sjell barazi, dinjitet në çdo fshat e lagje të kësaj komune.
“Sot jemi këtu për të nisur një ndryshim të vërtetë të kthesës historike që meriton çdo shtëpi, familje dhe banor i komunës së Bërvenicës”, tha Ramadani.
Prej vitesh, shtoi ai kemi parë shumë padrejtësi dhe mungesë kujdesi, por tani ka ardhur koha për veprim dhe të marrim në duar fatin tonë.
“Unë ju them me bindje të plotë, mjaftë më, koha premtimeve ka marrë fund, është koha e zgjidhjes së problemeve”, ka thënë Ramadani.
