Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Gllavçev: Ne jemi më shumë se fqinjë me RMV-në, por të gjithë kandidatët në BE duhet të plotësojnë kushtet

Përditësimi i fundit: 2024/07/11 at 9:07 AM
Publikuar July 11, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në hapjen ceremoniale të Samitit të NATO-s në Uashington, më së shumti bisedova me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev, duke theksuar se të dy janë të një mendimi se duhet të ulen tensionet dhe të normalizohen marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Ne diskutuam se është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe kthimi në nivelin e vitit 2017, kur u nënshkrua Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë”, tha Gllavçev

- Reklamim -

Sipas tij, nuk ka asgjë më të mirë se marrëdhëniet e bukura dhe të mira mes fqinjëve.

“Mund të thuhet se ne jemi më shumë se fqinjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dy ishim të këtij mendimi, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha kryeministri bullgar.

Përveç që duhet të zvogëlohen tensionet në marrëdhëniet e ndërsjella, Gllavçev i ka thënë Mickoskit, siç raportojnë mediat bullgare, se duhet të zvogëlohen edhe tensionet në deklaratat e politikanëve.

“Nuk ka tensione mes qytetarëve dhe popujve të dy vendeve fqinje dhe nëse politikanët nuk ndihmojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, nuk duhet t’i pengojnë ato”, tha Gllavçev.

Për të thelluar bashkëpunimin, sipas tij, duhet të fillojë të zhvillohet edhe lidhja në transport dhe ekonomi.

Ai, siç tha Gllavçev, i ka theksuar edhe Mickoskit se vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet t’i respektojnë kërkesat, që sipas tij është qëndrim jo vetëm i Bullgarisë, por edhe i BE-së.

“Duhet të përmbushen edhe obligimet që janë marrë. Këtu nuk po flas vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E shihni që ne nuk i ndajmë ato. Qëndrimi ynë është edhe qëndrimi evropian që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE duhet të përmbushin kërkesat e vendosura për to”, tha Gllavçev.

Kryeministri i Bullgarisë Dimitar Gllavçev dhe kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski. Foto: Këshilli i Ministrave i Republikës së Bullgarisë (Facebook)
Kryeministri i Bullgarisë Dimitar Gllavçev dhe kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski. Foto: Këshilli i Ministrave i Republikës së Bullgarisë (Facebook)
Kryeministri Mickoski para një jave duke iu përgjigjur deklaratës së ambasadores amerikane Angela Ageler se nuk do të ketë negociata të reja për Prespën dhe as me Bullgarinë në rrugën eurointegruese të vendit, tha se Marrëveshja e Prespës është realitet dhe se është pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të vendit, ndërsa Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me bullgarinë tashmë është rinegociuar me shtimin e Propozimit Francez, prandaj ai nuk sheh arsye që të mos i shtohet ndonjë propozim tjetër që do të mbulonte kërkesat e popullit maqedonas.

Me formimin e Qeverisë së re në RMV të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, ka filluar edhe tensionimi i raporteve me Bullgarinë për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 11 Korrik, 2024 July 11, 2024
Artikulli i mëparshëm Kurti pret sot në qeveri, Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës
Artikulli tjetër DITA E TRETË E SAMITIT TË NATO-S NË UASHINGTON

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    CNN: 13 gënjeshtrat më të mëdha të Trumpit në muajin e parë të presidencës

    3shi.net February 20, 2025
    Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gostivar, Saraj dhe Aerodrom, kuvendi voton ndryshimet ligjore
    Rolex dhe Swisscom, dy kompanitë zvicerane ndër ‘më të fortat’ në botë
    Ganiu: Pastrohen oborret dhe hapësirat te të gjithë xhamitë në Çair
    Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i burgosur, nominohet për Çmimin Nobel për Paqe
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?