Gjermania, finalistja e parë e Eurobasketit

2 Min. Leximi

Gjermania është finalistja e parë e Eurobasket 2025.

Të premten pasdite në Riga të Letonisë, Gjermania fitoi ndaj Finlandës me rezultat 98:86.

- Advertisement -

Gjermanët e nisën më mirë ndeshjen dhe mbajtën më pas epërsi deri në fund.

- Advertisement -

Çereku i parë përfundoi 30:26 për Gjermaninë. Në fund të çerekut të dytë dallimi ishte 14 pikë në të mirë të Gjermanisë, 61:47.

Finlanda u afrua në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 26:20. Por pa rrezikuar epërsinë e gjermanëve, që në çerekun e katërt e konfirmuan fitoren dhe vendin në finale.

Për herë të tretë Gjermania do të luajë në finale të Eurobasketit.

Të artën e kishte fituar në vitin 1993, ndërsa të argjendtën në vitin 2005. Medaljen e vetme tjetër evropiane e ka të bronztën nga viti 2022.

Ylli Dennis Schroder ishte më i miri në ndeshje me 26 pikë, 12 asistime e pesë kërcime.

Daniel Theis e mbylli ndeshjen me 10 pikë e 11 kërcime. 22 pikë në fitore i shtopi Franz Wagner, që i kishte edhe pesë kërcime. Ndërkohë 13 pikë i realizoi Tristan Da Silva.

Te Finlanda, Olivier Nkamhoua i realizoi 21 pikë, nëntë kërcime e tri asistime. Ishte bindshëm më i miri.

Ylli Lauri Markkanen i shtoi 16 pikë e tetë kërcime, ndërsa sensacioni 18-vjeçar Mikka Muurinen e përfundoi ndeshjen me 12 pikë e dy kërcime. Edon Maxhuni luajti mbi 17 minuta, ndërsa i realizoi nëntë pikë.

Kampionia në fuqi e botës, Gjermania, finalen e luan të dielën mbrëma. Po të dielën Finlanda luan për vend të tretë. Për Finlandën kualifikimi në gjysmëfinale është sukses historik.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull