Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin Tetovë–Gostivar janë raportuar mbi 20 aksidente trafiku

2 Min. Leximi

Për shkak të rënies së temperaturave gjatë 24 orëve të fundit, ka ardhur deri te ngrirja e rrugëve në rajonin veriperëndimor të shtetit, gjë që ka çuar në rritjen e numrit të raportimeve nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Në stacionin policor në Tetovë janë regjistruar katër aksidente trafiku, ndërsa në policinë e Gostivarit 15 aksidente.

“Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën Tetovë–Gostivar, një në rrugën Pirok–Bogovinë dhe një në rrugën Tetovë–fshati Trebosh. Për një aksident nuk është kryer ekspertizë. Për aksidentet e raportuara në policinë e Gostivarit, për 10 është kryer ekspertizë, ndërsa për pesë është arritur marrëveshje ndërmjet palëve të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Sipas QMK-së, janë pranuar edhe shumë raportime nga qytetarët e qyteteve Tetovë dhe Gostivar, si dhe nga vendbanimet përreth, për rrugë dytësore dhe lokale të ngrira.

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë ka kontaktuar me autoritetet kompetente të komunave Tetovë, Gostivar dhe Zhelinë, prej nga është konfirmuar se janë angazhuar kompani për mirëmbajtjen dimërore dhe se në terren po kryhet hedhja e kripës në rrugë sipas prioriteteve.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” – seksionet Tetovë, Popova Shapka dhe Gostivar informojnë se po kryhet hedhja e kripës në autostrada dhe rrugë rajonale që janë nën kompetencën e tyre.

Për shkak të reshjeve të borës, në drejtimin rrugor Lisec–Kodra e Diellit është vendosur përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore.

QMK u bën apel drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si dhe të kenë pajisje dimërore të detyrueshme në automjete. (Portalb)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull