Gerasimovski zgjidhet nënkryetar i LSDM-së: Bën thirrje për unitet

1 Min. Leximi

Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër në Shkup, është zgjedhur nënkryetar i LSDM-së në mbledhjen e Bordit Qendror të partisë.

Pas zgjedhjes, Gerasimovski bëri thirrje për unitet, besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim, duke theksuar se mendimet e ndryshme nuk duhet të shkaktojnë ndarje.

Ai tha se partia duhet të bashkohet rreth parimeve socialdemokrate dhe luftës për një jetë dinjitoze të qytetarëve.

“Fuqia e LSDM-së nuk ka qenë kurrë te një person, por te njerëzit”, tha Gerasimovski, duke falënderuar kryetarin e partisë, Venko Filipçe, dhe bashkëpartiakët për besimin.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull