Gashi: Zgjedhjet nuk mund të shpallen sipas preferencave individuale, unë veproj sipas afateve dhe Kodit Zgjedhor

2 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dalë me reagim në lidhje me pyetjet dhe kërkesat për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në katër komunat ku nuk kishte census më 19 tetor.

Gashi në një njoftim për media thotë se procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferencat individuale dhe se ai vepron në përputhje me afatet ligjore dhe Kodin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me gjitha kërkesat dhe pyetjet për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, informojmë opinionin se Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Prandaj, data e zgjedhjeve do të shpallet brenda afatit ligjor të paraparë dhe publiku do të njoftohet ditëve në vijim”.
“Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore: Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, i miratuar në mars të vitit 2024”.

“Vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si institucion kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar tashmë dy takime pune me përfaqësuesit e KSHZ-së, me të cilët janë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe operative që lidhen me përsëritjen e procesit në këto komuna”, thotë Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull