Gashi: Zgjedhjet duhet të jenë për projekte komunale

2 Min. Leximi

Problemi është që ne çdo zgjedhje i bëjmë sikur të ishin çështje jete a vdekje, deklaroi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, në brifingun e rregullt të së hënës me gazetarët, ndërsa u përgjigj në pyetjen nëse ka njohuri për ndonjë bashkëpunim të fshehtë mes LSDM-së dhe BDI-së për zgjedhjet.

“Nuk ka informata për ndonjë marrëveshje të tillë mes LSDM-së dhe BDI-së. Të tilla informata nuk kanë ardhur deri tek unë. Problemi është që ne çdo zgjedhje i bëjmë sikur të ishin të fundit, sikur të ishin për jetë a vdekje. Zgjedhjet lokale duhet të jenë për atë që kryetarët e komunave duhet të ofrojnë. Ne kemi shumë probleme në sferën komunale dhe kandidatët duhet të drejtohen drejt sferës komunale”, theksoi Gashi.

- Advertisement -

Ai paralajmëroi se deri tek koordinatorët e grupeve parlamentare ka dorëzuar propozim për deklaratë për zgjedhje fer dhe demokratike si plotësim. “Pas atij procesi pres që deklarata të miratohet me konsensus në seancën e Parlamentit të paraparë për 12 shtator. Mendoj se kjo do të gjejë reagim pozitiv tek qytetarët. Kjo do të jetë për herë të parë nga ana e Parlamentit që të miratohet një dokument i tillë me të cilin do të dërgojmë një mesazh më të fuqishëm tek qytetarët” tha Gashi.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull