Gashi – Von der Leyen: Integrimi ekonomik në tregun e vetëm evropian para integrimit në BE

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ku theksoi se vizita e saj në Shkup përfaqëson mbështetje dhe afirmim të vendosmërisë së fortë të vendit për të mbetur në rrugën evropiane.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi theksoi se për Maqedoninë e Veriut, si vend kandidat, Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bllok politik dhe ekonomik, por përfaqëson edhe një angazhim ndaj vlerave të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe solidariteti.

Ai theksoi se edhe kur vendi përballej me sfidat më të mëdha, qytetarët nuk u lëkundën në angazhimin e tyre për anëtarësim në BE.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Gashi tha se slogani i BE-së “të bashkuar në diversitet” e përshkruan më së miri Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohje për Planin e rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili premton një përmirësim të ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre më të madh në BE”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Kuvendit

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull