Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.
Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe partinë VV për fitoren e arritur në këto zgjedhje.
“Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë.
Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Gashi uron kryeministrin Kurti për fitoren: Mbetemi të angazhuar në thellimin e bashkëpunimit
