Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte mirë të bëhet me konsensus

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot para gazetarëve foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësinë për shfuqizimin e qeverisë teknike.

Gashi tha se grupi i punës është fazën finale për përpilimin e Kodit Zgjedhor dhe shumë shpejt do të formohet grupi i punës për përpilimin e tij.

Ai u shpreh i bindur se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të jenë të pranueshme për të gjithë subjektet politike.
Lidhur me shfuqizimin e “Qeveris Teknike”, Gashi tha se një çështje e tillë është mirë të bëhet me marrëveshje me të gjithë partitë politike, pra me konsensus.

“Sa i përket ndërprerjes së qeverisë teknike, mendoj se ajo duhet të bëhet në mënyrë konsensuale, ashtu siç është dakodruar me marrëveshjen e Shkupit atëherë në vitin 2015. Por edhe atëherë është vendosur se një vendim i tillë është dakorduar që të merret me një shumicë të thjeshtë, pra me 61 vota. Prandaj nëse flasim legalisht proceduralisht edhe me 61 vota nëse merret një vendim i tillë, nuk ka asnjë problem nga ana e procedurës dhe legalitetit, por duhet ulur të gjithë aktorët politik të bisedojnë dhe të marrin një vendim të përbashkët”, tha Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull