Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun me gazetarët edhe njëherë ka shpjeguar incidentin që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gashi tha se atij i është paraqitur presidentja e Kosovës, duke ju dridhur zëri i ka kërkuar ndihmë, për shkak se e kanë ndarë nga fëmijët, të cilët janë frikësuar shumë dhe kanë filluar të qajnë.
“Nuk e di nëse ndonjëri nuk do të ndihmonte nëse do të kërkohej ndihmë nga ai. Kam reaguar menjëherë dhe jam i lumtur që kam arritur të pengojë incident më të madh. Të gjithë ne duhet t’i respektojmë ligjet. Jam i obliguar me ligj kur duhet të shkojë diku t’i njoftojë anëtarët e sigurmit tim. Doja personalisht të shkoj në aeroport dhe ta zgjidh incidentin por në atë kohë ishte seanca në Kuvend dhe isha i thirrur. Për këtë shkak sigurimi im u dërgua atje, ngase plani ka qenë që personalisht ta zgjidh incidentin”, tha në brifingun me gazetarët Afrim Gashi, raporton SHENJA.